RRTH NESH

Shoqata "Drogomisht i Vogël"

Shoqata Drogomisht i Vogël  është organizatë e themeluar në vitin 2022 me inciativën e  mërgimtarëve e mbështetur fuqishëm nga bashkëvendasve, pasi kjo shoqatë është pika e referimit për të gjithë drogomishtasit duke ndërlidhur aktivitetet (nismat) nga Bashkësia Lokale, Këshilli i Xhamisë, bashkëvendasit në mërgim apo ato qe janë në Drogomisht të Vogël për më të mirën e vendlindjes

Që nga viti 2022, Shoqata Drogomisht i Vogël është e regjistruar në regjistrat përkatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut  dhe në Zvicër si Organizatë Jo-Qeveritare dhe Jo-Profitabile. 

Ishte një nismë që kishte për qëllim të mblidhte dhe të mbështete shumë projekte dhe ide që shumë bashkëvendas i kishin realizuar ndërvite por edhe projektet që do realizohen në të ardhem.

Shumë punë dhe organizime si ato me karakter lokal apo kombëtare janë realizuar nga bashkëvendasit tanë kudo që ndodhen por menduam se ishte koha që të kemi një përfaqësim të përgjithshëm duke pasur një kulm të përbashkët shoqatën.

Shoqata përfaqëson të gjithë drogomishtasit kudo që ndodhen duke realizuar idet e projektet më të rëndësishme që ka nevoj vendlindja!

MISIONI

Shoqata Drogomisht i Vogël është organizatë joqeveritare, joftimprurëse e udhëhequr nga një grup vullnetarësh nga fshati Drogomisht i Vogël rrethi i Kërçovës të cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgim. Misioni i Shoqatës është që përmes aktiviteteve të ndryshme të krijojmë mundësi për zhvilliin e vendlindjes duke paraqitur projekte gjithëpërfshirëse. Shoqata poashtu do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve të ngushta të bashkëvendasve me rrënjët e tyre në Drogoishit të Vogël dhe rrethin e Kërçovës. Kështu, të bashkuar do të kemi zë kumbues në botë duke i shërbyer njëri tjetrit dhe vendlindjes. 

VIZIONI

Shoqata Drogomisht i Vogël do të jetë qendër e bashkimit të bashkëv dhe përmes aktiviteteve të ndryshme humanitare, edukative, kuturore, sociale do të ndihmojë në zhvillimin e vendlindjes. Shoqata do të jetë zëri unifikues i bashkëvendasve, dhe do të jetë ura lidhëse në mes vendlindjes dhe diasporës në çdo formë të mundshme, sa herë të jetë e nevojshme, me qëllimin që zhvillojmë jetën sociale për brezat që vijnë.